Bogujevci: Asnjëherë në jetën time s’kam qenë e sulmuar në këtë mënyrë kaq të ulët

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit Saranda Bogujevci është shprehur se është ndier e ofenduar nga deklaratat e zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, kur po diskutohej në lidhje me çështjen e personave të pagjetur.

Selamanja tha se kjo temë po personalizohet, e viktimizohet.

“Kurrë asnjë herë në jetën time nuk kam qenë e sulmuar në këtë mënyrë dhe kaq ulët”, ka deklaruar Bofujevci në kanalin 10.

“Është e rëndë por kjo nuk do të zmbraps, kam kaluar procese edhe më të rënda në jetën time sidomos karshi Serbisë dhe nuk jam zmbrapse. Është e dhimbshëm që për një temë të tillë bijnë në këtë nivel. Është tepër me rëndësi me përmend kujdesin që duhemi me pas sidomos karshi familjarëve. Nuk është e lehtë me pa një sulm të tillë”, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme