Bogujevci: Nuk është e lehtë të krijosh Tribunal, kërkohet kohë

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Saranda Bugujevci nga LVV ka folur për vështirësitë që janë deri në krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

“Kur prekesh nga lufta më e pakta që të nevojitet është të trajtohesh me dinjitet, nga të afërmit dhe shoqëria e për fat të keq nuk kemi arrit të krijojmë kushte për drejtësinë por as nuk janë trajtuar me dinjitet siç duhet”.

“Të krijosh një tribunal ndërkombëtar janë disa procedura, duhet të ketë kërkesë në OKB, duhet një rezolutë në OKB që ta lejon formimin e Tribunalit dhe kjo kërkon kohë dhe përkrahje, e para nuk jemi anëtarët të OKB dhe në të ka shtete të OKB që nuk na përkrahin”.

“Ne si deputetë nuk mundemi të merremi me fakte të luftës, duhet institucione që merren specifikisht vetëm me këtë çështje qe bën dokumentimin dhe arkivimin, duhet të fuqizohen institucionet e vendit, policia e prokuroria, nuk mundet të merret vetëm një prokurorë me çështje të luftës dhe çështje tjera”.

Bugojevci tha se nuk duhet lejuar që të ndodh ajo që ndodhi më parë me fotografi. Ajo tha se çdo viktimë dhe familjar duhet të trajtohen me dinjitet.

Të ngjashme