Bogujevci: Të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 08:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në një intervistë për Ekonomia Online tha se duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë.

“Thirremi si Komision në trajtimin direkt të çështjes së personave të pagjetur. Janë disa elemente duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur karshi dialogut. Po në të njëjtën kohë ka shumë çështje brenda Komisionit që duhet të rregullohen si ligji, plotësim ndryshimi i ligjit”.

Ndërsa, sa i përket çështjes të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Bogujevci tha se duhet të bëhet shumë punë në Komisionin për verifikimin e kësaj kategorie.

Megjithatë, ajo tha se raporti i katër organizatave nën udhëheqje të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT) do të përcillet në Kuvend.

“Ekziston Komisioni për verifikimin e dhunës seksuale gjatë luftës dhe njohjes së statusit të viktimave por që ka ende shumë punë për të bërë. Është lansuar edhe raporti i katër organizatave në udhëheqje të KRCT-ës për impaktin dhe ballafaqimin që kanë viktimat në këtë drejtim. Ky raport do të përcillet në Kuvend”, tha Bogujevci për Ekonomia Online.

Të ngjashme