Boiken Abazi: Kosova nuk është shtet

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 21:59 | Nga

Boiken Abazi, zyrtar i lartë i LVV-së, Abazi, në një intervistë që ka dhënë për TV ABC në Shqipëri, ka thënë se Kosova nuk është shtet i pavarur. Sipas tij, për të arritur në atë pikë duhet punë.

“Ne jemi lëvizje shoqërore. Nuk jemi thjeshtë subjekt politik. Pse ne jemi lëvizje, sepse Kosova nuk është shtet i sovran dhe i pavarur. Që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran ka nevojë që në këtë lëvizje shoqërore të ketë ku përfshihen njerëz nga të gjitha shtresat”, ka thënë Abazi që mban pozitën e sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë në Vetëvendosje.

Abazi, në debatin e fundit në të cilin është përfshirë Lëvizja Vetëvëndosje është rreshtuar fuqishëm në krahun e Albin Kurtit. Ai që njihet si grupi i Tiranës, ku është edhe Abazi, kishin reaguar të parët dhe në mënyrën më të ashpër kundër krahut që po e kritikonte Kurtin. Abazi dhe të tjerët kishin kërkuar me ngulm që të bijnin kokat e kundërshtarëve të liderit Kurti.

Edhe në tetor të vitit 2016, Boiken Abazi kishte ofenduar të gjithë shqiptarët e Kosovës që në atë kohë po e mbështetnin ekipin e Kosovës në futboll me poezinë e Ali Podrimjes “Unë biri yt Kosovë”, kujton Gazeta Express.

Abazi, i njohur për pikëpamjet e tij anarkiste, kishte deklaruar se “Zëvendësimi i idesë së “Nënës Shqipëri” me idenë e “Nënës Kosovë” nënkupton automatikisht edhe pranimi i “babes” së dhunshëm Serbi, që e ka realizuar këtë ndarje. Shprehja “Unë biri yt Kosovë”, që e zëvendëson “Nënën Shqipëri” në vetëdijen e popullit të Kosovës me “Nënën Kosovë”, është në thelb mazokizëm i pastër!”.

Një qasje e tillë kishte shkaktuar një stuhi reagimesh në Kosovë.

Të ngjashme