Boiken Abazi: Përse neve na cilësoni si të huaj në Kosovë?

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 17:41 | Nga

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi përmes një statusi në profilin  tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ndaj krerëve institucional.

Abazi ka shkruar se nëse Nënë Tereza, tashmë më Shën Tereza është e gjithë shqiptarëve dhe se është krenaria e të gjithë shqiptarëve, atëherë përse aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria cilësohen si të huaj në Kosovë.

Postimi i plotë i Abazit:

Nënë Tereza është e shqiptarëve thanë njëzëri Thaçi, Mustafa dhe Veseli: “U shenjtërua”, tha Thaçi, “prejardhja e saj shqiptare”; i ekzaltuar Mustafa deklaroi se “është një ngjarje botërore, por një ngjarje të cilën ne në Kosovë dhe gjithë shqiptarët e përjetojnë në mënyrë të veçantë për arsye të përkatësisë sonë dhe Nënë Terezës”; “jemi krenar”, tha Veseli me mburrje, “që nga sot Shën Tereza shton radhët e shenjtorëve që populli shqiptar i dha botës”.

Nënë Tereza është e shqiptarëve, por Bashkim Rodonit, Arbër Zamit, Dejona Mihalit dhe mua, e njëjta trio perverse dhe e kriminalizuar, në të njëjtën kohë po na thonë se në Kosovë jemi në dhe të huaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme