Bordet e shoqërive tregtare do të përbëhen 40% nga gratë, ministri thotë se kjo shkakton telashe

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 12:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas diskutimeve, Kuvendi ka miratuar me 54 vota për, 35 kundër dhe 5 abstenime shqyrtimin e dytë të Projektligjit për shoqëritë tregtare me amandametin e propozuar nga deputetja Mimoza Kusari-Lila që shoqeritë aksionare të përmbajnë kuotën 40 për qind të pjesëmarrjes së grave në bordin e këtyre shoqërive, raporton Ekonomia Online.

“Neni 34 pika 2 të shtohen paragrafet në pikën 2,5,1. Numri i anëtarëve të bordit të shoqërive aksionare duhet të përmbajë edhe koutën prej 40% të pjesëmarrjes së grave në bord. Pika 2,5,2 zbatimi i kësaj koute duhet të fillojë jo më vonë se 6 muaj pas miratimit të ligjit”.

“Mendoj që se kemi rastin e drejtpërdrejt që të ndihmojmë përfshirjen e fuqizimin e gruas në ekonomi përderisa numri i shoqërive aksionare private në Kosovë nuk kalon numrin 240. 40% të pjesëtarëve në borde të këtyre ndërrmarrjeve do të nënkuptonte që të kemi asnjë grua të involvuar, të paktën 240 gra në borde të ndërrmarrjeve private”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani,  tha se ky amandament shkakton telashe nëse implementohet.

“ Pavarësisht dëshirës për të përkrah pjesëmarrjen 40% të gruas në bordi, unë besoj që për shkak të rrethanave që janë dhe shkaktohen shumë ndërrmarrjeve private unë propozoj që ky amendament nuk duhet të kalojë për shkak që në përjashtim mund të marrim vendim për ndërmarrjet publike”.

“Mirëpo për ndërrmarrjet private ju siguroj që do të na shkaktoj telashe se në vendet më të zhvilluara 23,3% është pjesëmarrja e grave në borde dhe ne nuk jemi të përgatitur që të kemi 40% pejsëmarrje të grave në borde drejtuese”.

Vjosa Osmani, nga LDK-ja tha se nëse ministria nuk është e gatshme për implementimine kësaj koute, gratë janë të gatshme të ndihmojnë jo vetëm në institucione publike por edhe në private.

“Ministër, në qoftë se ju nuk jeni i përgatitur, gratë janë të përgatitura që më në fund të marrin vendin e tyre të merituar jo vetëm në institucione publike por të ju ndihmojmë atyre të iu njohen meritat, të iu njihen profesionalizmi, përgatitja edhe në ndërrmarrje shoqërore”.

Të ngjashme