Borell: Do t’i njoftoj vendet e BE-së për mosrespektin e Kosovës në dialog

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me theks të veçantë e ka kritikuar Kosovën për mungesën e rezultateve në takimin e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Borell tha se “do t’i informojë shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”.

“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, tha kryediplomati evropian.

Në konferencë për media, Borell tha se BE kishte shkuar me një propozim për ta zgjidhur krizën e shkaktuar në veri të Kosovës, sa i përket çështjes së targave, derisa bëri të ditur se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai i cili nuk e kishte pranuar propozimin e tyre.

Të ngjashme