Borell i përgjigjet Thaçit: Lajçak e ka besimin e plotë të BE-së

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 23:55 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Joseph Borell, i është kundërpërgjigjur presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për emërimin e sllovakut Miroslav Lajçak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi sot ka deklaruar se është në interes të Kosovës dhe në interes të kredibilitetit të BE-së që ministri i jashtëm i Sllovakisë të mos emërohet i dërguar special për dialogun nga ana e BE-së.

Por, fjalë të tjera ka Borell, i cili e lavdëroi shumë atë.

“Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me përvojë, i cili gëzon besim të plotë në të gjithë BE-në. Jam i sigurt se ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme si Përfaqësues Special i BE-së, duke ndihmuar në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë”.

Të ngjashme