Borovci i LDK-së ftohet për të dëshmuar në Hagë

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci, ka bërë të ditur se është në Hagë për të dëshmuar në procesin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Borovci ka thënë në një postim në Facebook se ka udhëtuar në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.

“Përshëndetje miq, Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!”, ka shkruar ai.

Borovci është kryetar i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, e njohur edhe me emrin “Dega e Presidentit Rugova”.

Të ngjashme