Borreli takohet me presidentin Thaçi

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 12:20 | Nga Albanë Hajdari

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka mbërritur në Kosovë. Ai tashëm është takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Në takim pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht se ende nuk është formuar Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim po merr pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Pas Thaçit, Borreli do të zhvillojë një takim me partitë politike dhe deputetët.

Të ngjashme