Borrell: Barrikadat të hiqen menjëherë, çështjet të adresohen përmes dialogut

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për shtyrjen e reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator.

Borrell theksoi se pret që bllokadat e vendosura nga serbët në veri të largohen menjëherë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

“Çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në BE”.

Të ngjashme