Borrell: Inkurajoj palët për diskutime në frymë të kompromisit

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë adresimin e tij para takimit në Bruksel të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se sot pret që të ketë diskutime konstruktive në siç është shprehur, elementin e parë të temave.

“Jam shumë i lumtur të ju adresohem pas vetëm katër ditëve pas takimit të parë të lartë të së dielës në dialogun Prishtinë-Beograd. Takimi i së dielës ishte i pari pas 20 muajsh – një kohe të gjatë. Unë jam shumë i lumtur të shoh që BE ka marrë drejtimin e këtij procesi”, është shprehur Borrell.

“Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë do të takohen sot për herë të parë fizikisht dhe për herën e dytë brenda një jave ku treguan angazhimin për dialogun e lehtësuar nga BE. Për këtë duhet përpjekje e madhe e imja”.

“Sot pres diskutime konstruktive në elementin e parë të temave që do të kontribuojnë në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Inkurajoj të dy palët që t’u qasen bisedimeve me frymën e kompromis

Të ngjashme