Borrell: Inkurajova Kurtin të përfshihet në dialog – shumë shpejt do kemi takimin e lartë

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell, ka folur pas takimit që pati me Kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për përfshirjen e Kryeministrit Kurti në dialogun me Serbinë, ngase sipas tij, rruga europiane e Kosovës, kalon nëpër dialog, njofton Klan Kosova.

”Rruga Europiane e Kosovës, kalon nëpër këtë dialog. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”.

”Për këtë e inkurajova Kryeministrin Kurti të përfshihet në këtë çështje. Ai, ekipi im dhe Lajçak jemi duke bërë punën tonë”.

”Nuk do të jetë e lehtë dhe e kënaqshme, por kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin, për të gjithë popullin e Kosovës dhe Serbisë”.

”Ne shumë shpejt do të kemi takimin e lartë në Bashkimin Europian. Ne jemi dakorduar që të fillojmë këtë çështje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme