Borrell: Jam i lumtur të shoh përkushtimin dhe respektin mes palëve

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Përqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se është i lumtur që po sheh përkushtimin dhe respektin e dyja palëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndihmuar nga BE-ja.

“Ky është takimi i tretë i nivelit të lartë e dialogut Beograd – Prishtinë dhe i dyti me prezencë fizike që nga rifillimi i dialogut në korrikun e kaluar. Në këto takime do të vazhdohen temat që kemi diskutuar në takimin e fundit. çështja e personave të zhdukur dhe e të zhvendosurve, dhe bashkëpunimi ekonomik. Palët janë takuar katër herë në Bruksel këtu, i fundit ishte dje e të shtunën në nivelin e ekspertëve. Këto bisedime si mund të kuptoni nuk janë gjithmonë të lehta. Për këtë arsye jam i lumtur të shoh përkushtimin dhe respektin nga dyja palët. Në deklaratën e përbashkët palët kanë thënë se e kanë prioritet më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet dialogu i ndihmuar nga BE-ja. Po ashtu janë përkushtuar të dyfishojnë angazhimet e tyre. Natyrisht pozicionet e tyre dallojnë. Por vijnë këtu sërish për të gjetur një gjuhë të përbashkët për të punuar për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Sot do të bisedojmë për dy tema shumë të rëndësishme. Aranzhimet për komunitetit joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronësore. Të dy temat janë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për jetën e përditshme të njerëzve të tyre”, ka thënë Borrell para takimit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme