Borrell: Kosova e Serbia duhet të angazhohen konstruktivisht për normalizim të marrëdhënieve

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme, Josep Borrell, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat.

Ai ka thënë se është koha që Kosova e Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt në normalizim të marrëdhënieve.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, të lehtësuar nga emisari Miroslav Lajçak, për të zgjidhur tensionet në veri të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Të ngjashme