Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, dhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë mbajtur një konferencë për medie, shkruan EkonomiaOnline.

Borrell tha se BE-ja nuk mund t’i kryejë punët e Kosovës, ndërsa kërkoi angazhim në dialogun me Serbinë, duke përmendur detyrimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash.

 “E kemi inkurajuar Kosovën që të vazhdojë në këtë rrugë dhe ta mbajë fokusin në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit. Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që i bie zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim sepse status-quo-ja nuk është e dobishme për asnjërën palë”, deklaroi ai.

Ai mirëpret angazhimin e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit.

“Sigurisht, ne nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja dhe mu për këtë e mirëpresim z. Kurti dhe qeverinë e tij që ta vënë një fokus të theksuar te sundimi i ligjit, tek ekonomia, që të fokusohet te populli i Kosovës. Ne mbesim të vendosur që të vazhdojmë përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duam të shohim më shumë progres në këtë drejtim”, tha Borrell.

Në takimin e katër të Këshillit për Stabilizim Asociim u theksua se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi, dhe u konfirmua se është udhëzuesi drejt shtegut evropian që krijon mundësi të shumta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme