Borrell pasi takon Kurtin: Thërras Kosovën dhe Serbinë për intensifikim të punës për marrëveshje

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë më shumë drejt marrëveshjes përfundimtare.

Ai e ka thënë këtë pas takimit që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar”, ka shkruar ai.

“Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”.

Të ngjashme