Borrelli uron Kurtin, i flet edhe për dialogun

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati evropian, Joseph Borrell ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij kryeministër.

Në urimin bërë në një postim në Twitter, Borrell i shkruan Kurtit edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Urime Kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e COVID-19”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme