Bosnja dhe Hercegovina e mirëpret marrëveshjen ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë, Bisera Turkoviç, ka thënë se e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova dhe Serbia.

Ajo deklaroi se bashkëpunimi ekonomik i vendeve në rajon mund të jetë një model për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira dhe lidhjeve më të forta, të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët.

“Besoj se kjo është një ditë e rëndësishme për marrëdhënie më të mira midis Serbisë dhe Kosovës dhe sinqerisht shpresoj që rezultatet e kësaj marrëveshje të sjellin një jetë më të mirë për qytetarët.

“Urime administratës amerikane për këmbënguljen e saj, e cila ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë viteve për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon”.

“BH është e përkushtuar dhe punon intensivisht në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, por edhe me të gjithë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse ne mirëpresim sinqerisht çdo marrëveshje në këtë pjesë të Evropës, veçanërisht marrëveshjet që zgjidhin çështje ekonomike dhe ndërtojnë infrastrukturë në rajon”, tha Turkoviç në një intervistë për Anadolu Agency.

Të ngjashme