Brahimaj fajëson Thaçin e Mustafën për arrestimin e Haradinajt

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 10:05 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka thënë se ndalja e Ramushit është veç konfirmim se Serbia kurrë nuk e ka ndalur luftën kundër Kosovës.
“Ndalja e Ramushit është veç konfirmim se udhëheqësit shtetërorë të Kosovës janë servilë, të paaftë që turpërohen nga e kaluara e tyre”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

“Njëri u bie në gjunjë pllakave që i quan shqiptarët terroristë, e tjetri e ruan në xhep të brendshëm “knjizhicën e partisë së Titos”. Ramushi ia del si gjithë, por Kosova është keq”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme