Brenda një sezoni deputetët munguan 719 herë

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 14:49 | Nga

Jelena Bontic, Ramiz Kelmendi, Margarita Kadriu Ukelli, Adem Hodza, e Slobodan Petroviç, duket se nuk kanë fort “merak”, të jenë prezent në seancat që mbahen. Pavarësisht, që vetëm gjatë këtij sesioni Kuvendi ka mbajtur vetëm 21 seanca, deputetët kanë munguar 719 herë.

Bojkotimi i seancave, nga partitë opozitare duket t’i ketë shkaktuar më së shumti këto mungesa. Pasi është Lëvizja Vetëvendosje, ajo që ka të regjistruara 203 mungesa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 152 mungesa, Nisma 110, sipas raportit të publikuar nga Instituti Demokratik të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

Derisa partitë pozitare edhe pse nuk kanë bojkotuar asnjë seancë, mungesat që kanë bërë nuk duken të jenë të vogla. Sipas raportit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), thuhet se LDK ka 77 mungesa, PDK 71, ndërsa LS 51. Deputetët pa grup parlamentar 46 e grupi 6+ me 9 mungesa.

Të ngjashme