Brestovci: Mungesa e Jakup Krasniqi disavantazh për Nismën, por presim mobilizim të anëtarësisë

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 08:29 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mungesa e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili po përballet me akuza në Hagë, po shihet si hendikep për këtë parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, kandidati për deputet nga Nisma, Bekim Brestovci, pret që ky fakt, vetë emri i Jakup Krasniqit, të jetë një mobilizim shtesë për shumë njerëz të cilët do të shkojnë të kutia e votimit.

Brastovci në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se mungesa e tij do të jetë deficit për skenën politike në vend.

“Mungesa e zotëri Krasniqit do të thotë shumë për Kosovën, jo vetëm për Nismën, sepse, është në Hagë në fakt zëri i lirisë. Ne e dimë që zëri i parë, impakti i parë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka pasur me masën në Kosovë, ka qenë zëri i Jakup Krasniqit”.

“Do të thotë deficit i madh për skenën politike për të gjithë vendin, por natyrisht më shumë për Nismën Socialdemokrate”, thotë ai.

Madje, ai për hir të kontributit të madh të Krasniqit gjatë këtyre viteve, ka kërkuar votën e qytetarëve.

“Ne presim që edhe vetë emri i Jakup Krasniqit, vetë fakti i të qenit pjesë e Nismës Socialdemokrate të jetë një mobilizim shtesë për shumë njerëz të cilët do të shkojnë të kutia e votimit dhe që për hir të kontributit të tij të gjertanishëm  dhe angazhimeve të tij, por edhe gatishmërinë e tij për t’i dhënë vendit më të mirën për tutje, ta votojë Nismën, sepse, është parti e cila e ka një kryetar të Këshillit Kombëtarë siç është zotëri Jakup Krasniqi”, përfundon ai.

Krasniqi po akuzohet  nga Gjykata Speciale për krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të ngjashme