Britania heq nga agjenda raportimin e UNMIK-ut për Kosovën në OKB

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 18:15 | Nga

Britania e Madhe, e cila nga sot ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija përmes një postimi në Facebook, e cila edhe e ka falënderuar Ambasadoren Britanike në OKB, Karen Pierce.

“Agjenda e muajit gusht e Këshillit të Sigurimit nën udhëheqjen e Britanisë. Raportimi i UNMIK-ut është hequr nga agjenda me ç’rast është thyer rregulli i raportimit të rregullt 3 mujor”, ka shkruar Sahatqija, raporton Koha.net

 

Image

Ajo ka falënderuar ambasadoren britanike në OKB, Karen Pierce, dhe gjithë diplomacinë britanike së bashku me Misionet mike të SHBA-së, Francës dhe të tjerët.

“Kjo paraqet një hap shumë të rëndësishëm në raport me Kosovën dhe mundësinë e ndryshimeve pozitive në OKB. Është një fitore e madhe për të cilën kemi punuar së bashku shumë kohë”, theksoi Konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.

View image on Twitter
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme