Britaniku Xhon Harrison anëtarësohet në LDK

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 16:55 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar sot në radhët e veta veteranin luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britanikun Jon (Xhon) Harrison.

Sipas një njoftimi nga LDK, ceremonia e anëtarësimit të Harrison në LDK u zhvillua në Degën e LDK-së në Prizren, pas solemnitetit me rastin e emërimit të një rruge në këtë qytet me emrin e luftëtarit të lirisë së Kosovës, Xhon Harrison.

“Në këto ngjarje ishin të pranishëm drejtues të LDK-së, deputetë, përfaqësues lokalë, anëtarë të LDK-së dhe qytetarë të shumtë nga Prizreni e më gjerë. Libreza e anëtarësisë së z. Harrison në LDK iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri”, thuhet në njoftim.

Britaniku Jon Harrison anëtarësohet në LDK

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme