BSPK kërkon nga Qeveria t’ia sigurojë një objekt

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 18:39 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, dhe nënkryetarin Atdhe Hykolli.

Ata e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për instalimin e një dinamike të re të punës si dhe për fokusim në logjikën e zbatimit të vendimeve.

Kryeministri Haradinaj është zotuar se do të sigurohet një dialog i vazhdueshëm dhe një bashkëpunim afatgjatë i Qeverisë me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si njëra prej shtyllave të rëndësishme të vendit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre, me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre në Kosovë.

Përfaqësuesit e BSPK-së kërkuan nga Qeveria që të gjendet një objekt i përshtatshëm për punën e këtij institucioni si dhe rritjen e efikasitetit në mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme