Buja beson se mbi raportin e Dick Marttyt nuk mund të ngritet asnjë aktakuzë

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga komandantët e ftuar në Gjykatën Speciale, Shukri Buja komandant në Zonën e Nerodimes ka thënë se ftesat që vinë nga dhomat e specializuara janë të çuditshme.

Por Buja ka theksuar se mundësia për t’u mbrojtur në heshtje i takon vetëm atyre që janë në rolin e të dyshuarit.

“Ftesa të çuditshme tri faqe në njërën sit ë dyshuar njërën si dëshmitar, mundësia për tu mbrojt në heshtje është vetëm për të dyshuarit jo dëshmitarët”, ka thënë Buja në emisionin Frontal në T7.

Më tej ai ka treguar se për çfarë akuzohet.

“Dy deklarata të dëshmitarëve të rastit “Limaj”, pesë a gjashtë pyetje kanë qenë, unë nuk jam përzgjedhur më kanë zgjat 2 – 3 orë për shkak se është një procedurë që shkon, pastaj nënshkrimi i pyetjeve, shpenzimeve. Procedurat 2 orë e gjysmë kanë zgjat”, ka shtuar Buja.

Por ai shprehet i sigurtë se edhe pse ka përfunduar intervestimi nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë. Sepse siç thotë ai nuk ka fakte për një gjë të tillë.

“Ka pas shumë deklarata terrorizohen jo vetëm njerëzit e mundshëm që kanë pas me u ftu, tash kanë fillu se aktakuza në fund të nëntorit, dhjetorit pa e pas parasyh që aktakuzat ne do t’i kontestojmë se nuk munden mu ngritën pa bazë. Jam plotësisht i bindur se në raportin e Dick Marttyt nuk munden se nuk asnjë bazë, trafikimi i organeve është jashtë çdo logjike. Pastaj asnjë ligjore për arrestime nuk ka, nuk ka as një intpretimqë ndonjëri nga dëshmitarët është kërcënu. Përderisa nuk ka bazë si të flitet për aktakuzë, edhe neëse ka aktakuzë arrestime nuk ka shanca me u ba”, ka deklaruar Buja.

Të ngjashme