Buja për vizitën e Kurtit në Berlin: Ishin takime të kushtëzuara dhe të vonuara

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja, ka folur në lidhje për takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Berlin, me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Buja vlerëson se këto takime ishin të kushtëzuara, derisa sipas tij, Kurti nuk ka shkuar me vullnet të plotë, njofton Klankosova.tv.

“Takime të kushtëzuara dhe të vonuara, kjo dinamikë e nevojshme të zhvillimit të proceseve tona, kërkon pak më shpejtim më të madh, jo ngadalësim, dhe për të qenë prioritet i gjashtë shtatë, i tetë, apo i nëntë, miqtë tonë po deklarojnë që dialogu është prioriteti ynë i parë dhe nëse status quo-ja vazhdon është favor i Rusisë. Për mua ishte një takim i kushtëzuar, mbase nuk është shkuar me vullnet të plotë”, është shprehur Buja.

Ndryshe, Kurti me datën 4 maj ishte për vizitë në Berlin, ku është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, derisa më pas me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak në darkë së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme