Buja: Qeveria duhet të përbëhet nga deputetë shqiptarë

Prishtinë | 01 Kor 2017 | 09:42 | Nga

Shukri Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e ardhshme e vendit duhet të përbëhet nga deputetët shqiptarë.

“Sipas meje PAN s’i ka numrat. Por edhe nëse i ka do të jetë një qeveri e brishtë për Kosovën”.

“Qeveria duhet të përbëhet nga deputetët shqiptarë, të jenë së paku 70 deputetë që të marrin vendime të rëndësishme”.

Kështu ka thënë Buja në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

“Ai që e merr Qeverinë do të përballet me sfida të jashtëzakonshme gjatë katër viteve, me formimin e Ushtrisë me zhvillimin e ekonomik, demrakimin jo vetëm me Malin e Zi, por edhe me Serbinë”.

Tutje Buja ka thënë se koalicioni me AAK dhe NISMA-n e ka dëmtuar Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ndarja e listës së kandidatëve, na ka dëmtuar… unë kam qenë instistues që të jemi 70 me 30”.

“Unë kam qenë për koalicion me Vetëvendosjen AAK dhe NISMA-n”.

Por ai tha se koalicion u bë shumë shpejt dhe nuk u diskutua në organet e partisë.

“U tha vetëm se kjo është në të mirë të partisë”.

“Por ne duhet të analizojmë tash këto çështje – kryesia duhet të ulet dhe ta analizojmë rezultatin, pse erdhi deri këtu”.

“Kjo duhet të në ndodh shumë shpejtë, sepse zgjedhjet lokale po vijnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme