Bulliqi: Me Demarkacion, Kosova humb 80 km2

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 10:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i pavarur i ekspertëve thotë se Kosova humb territor nëse ratifikon marrëveshjen aktuale të demarkacionit me Malin e Zi. Krejt këto sipas hulumtimit të cilin e kanë bërë të bazuar në hartat gjeografike të ish-Jogusllavisë dhe hartat publike zyrtare të Malit të Zi.

Shpejtim Bulliqi anëtar i këtij komisioni, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se nga hulumtimet e gjetura del se Mali i Zi përfiton rreth 70 44km2, raporton Ekonomia Online.

“Demarkimi me Malin e Zi pas marrëveshjes së vitit 2015 paraqet anamoli dhe jo përputhshmëri me realitetin sipas asaj marrëveshje Mali i Zi do të rrit sipërfaqen prej 70.44 km2. Mali i Zi është pranuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare me sipërfaqe prej 13 812 km2. Matja e një shteti nuk detekton saktë vetëm me matjen e një kufiri. Mali i Zi në të gjitha organizatat ndërkombëtare është pranuar me sipërfaqe prej 13 812 km2 dhe jo me 13 882 44km2”, është shprehur Bulliqi.

Ai tha se gjatë hulumtimit nuk kanë gjetur asnjëherë shifër të saktë të sipërfaqeve territoriale  të Kosovës.

“Për Kosovën nuk ka rezultate të sakta për dy arsye, e para është se mos demarkimi me shtetet fqinje duke përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë e sidomos me shtetin e Serbisë  dhe pika e dytë është mos ofrimi i kushteve të përshtatshme për demarkacionin”, ka thënë Bulliqi.

Për të paraqitur faktet me dëshmi të hartografive, foli profesori Florim Isufi,  i cili është anëtarë i këtij komisioni të ekspertëve të pavarur.

Ai është shprehur se  Kosova përpos që humb 70.44 km2 ai ka shtuar edhe territorin e Vuqevës dhe Kuqevës si dy territore të cilat i kanë takuar Kosovës por që Mali i Zi i ka regjistruar si të vetat dhe i ka fal Bosnjës.

“Nuk duhet të manipulohet me opinonin për të thënë se Vaganica nuk është brenda Kosovës dhe ato ë gjetura nuk korrespondojnë me ato të gjeturat të cilat janë në marrëveshjen e demarkimit të vitit 2015. Kemi shfrytëzu të gjitha materiale hartografike publike zyrtare por tepër të sakta. Nëse bëhet kufiri i ri, Mali i Zi nuk do të ketë më 13 mijë e 812 km katrorë por do të ketë 13 mijë e 882 km katrorë”, ka thënë Isufi.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk kanë bërë asgjë ligjore që kanë shfrytëzuar materialet hartografike publike por që janë zyrtare të Malit të Zi.

“Territori nuk falet për të marrë liberalizimin e vizave, sepse nuk kemi tokë për të falur”, ishte porosia e fundit që e dha profesori universitar Zejnullah Gruda.

Ndërsa Komisioni Shtetëror për Matjet e Territorit të Kosovës, ka dal me konstatime se me Demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk humb territor.

Të ngjashme