Bulliqi i VV-së fton qytetarët të dalin në mënyrë sa më masive në këto zgjedhje

Podujevë | 29 Nën 2020 | 11:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune të dalin në mënyrë sa më masive në këto zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Pasi votoi në shkollën “Ilir Konushevci”, në fshatin Llugë, Bulliqi kërkoi edhe nga menaxherët e pikave të vendvotimeve që të bëjnë punën e tyre me përgjegjësinë më të madhe.

“Shpresojmë që sot është ditë e veçantë ku qytetarët janë të barabartë. Pesha e votës së tyre e ka peshë. Ftoj gjithë qytetarët dhe menaxherët që ta bëjnë punën me përgjegjësinë më të madhe”, tha Bulliqi.

“Shpresojmë të fitoj më i miri. Prandaj ftoj që të dalin në numër sa më të madh dhe masiv qytetarët”, shtoi ai.

Të ngjashme