Bulliqi: Jemi në pritje të Qeverisë për korrigjimin e marrëveshjes me Malin e Zi

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se ky komision ende nuk ka marrë ndonjë detyrë tjetër nga Qeveria për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se janë në pritje të Qeverisë për ta filluar punën e korrigjimit të kësaj marrëveshje.

Sipas Bulliqit, këtë proces duhet ta fillojë Qeveria nëpërmjet rrugëve diplomatike.

Ai ka vlerësuar se puna e komisionit vjen në shprehje kur të aranzhohen takimet për çështjet teknike.

“Po presim Qeverinë të na e hapë rrugën që të ulemi të dyja komisionet përgjegjëse për t’u marrë me korrigjimin e vijave kufitare. Deri tash komisioni ka vazhduar punën e kompletimit të të dhënave që janë në favor të Kosovës”, ka thënë Bulliqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme