Bulliqi thotë se Podujeva do të frymojë lirshëm nën drejtimin e tij

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i cili ka dalë si fitues i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, ka thënë se tani e tutje Llapi dhe Gollaku do të frymojnë lirshëm nën drejtimin e tij.

Në vazhdimin e seancës plenare që po mbahet në Kuvend, Bulliqi ka thënë se qytetarët e Komunës së Podujevës e lanë pas një pushtet i cili për 20 vjet nuk arriti t’i realizojë as për së afërmi kërkesat e qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Dje ishte ditë zgjedhore në Llap, andaj më lejoni që t’i përgëzoj të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut për një fitore mahnitëse dhe për sjelljen e ndryshimit pas 20 vjetëve atje”.

Të ngjashme