Bulliqi thumbon Veliun: E quan kallushan e mustaqegji, që s’po i ndalon zgjedhjet e Serbisë

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka reaguar Qeverisë Hoti për zgjedhjet e Serbisë, për të cilat po votohet edhe në Veri të Mitrovicës

Lejmi i mbajtjes së zgjedhjeve është në kompetencë të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Brendshme e cila ofron siguri.

Ministër i MPB’së është Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilin Bulliqi e ka quajtur “ministër kallushan me një krah mustaqe”.

“Shtrohet pyetja për këtë qeverinë “Koti” me mandat të grabitur, e me këta ministra kallushana me nga një krah mustaqe, nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës….!?, ka shkruar Bulliqi.

Ish-udhëheqësi i arsimit në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, edhe zyrtarisht, është nominuar për Shef të Komunës. Profesori i gjeografisë e ka nisur rrugëtimin e ri për ta rrëzuar LDK’në nga pushteti 20-vjeçar në Llap.

Shpejtim Bulliqi kishte nisur karrierën politike në një parti të vogël për të kaluar në LDK. Ishte bërë mik e dost i ngushtë i Agim Veliut. Ky i fundit e kishte shpërblyer me një pozitë udhëheqëse në Llap. Ia kishte besuar udhëheqjen e arsimit.

Të ngjashme