Bunjaku: Qeveria të reflektojë urgjentisht ndaj krizës energjetike

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 10:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë sot në seancën plenare se nëse s’merren masa urgjente s ai përket energjisë elektrike, atëherë do të këtë probleme të mëdha për qytetarët dhe bizneset.

Ajo tutje shtoi se qytetarët duhet të kompensohen dhe t’u kthehen paratë pas vendimit të Gjykatës së Apelit ndaj ZRrE-së, raporton Ekonomia Online.

“Kosova po përballet më krizë energjetike. Nëse nuk ndërmerren masa rrënjësore reduktimet dëmtuan qytetarët dhe bizneset tona. Vendimi i gjykatës pezulloi rritjen e tarifave”.

“Qytetarët duhet të kompensohen ose kthehen paratë. ZRrE-ja nuk po merr përgjegjësi, por pos sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. ZRrE-ja ka shkelur edhe ligjin. Qeveria po merret me çokollata në Davos të Zvicrës. Edhe KOSTT-i ka dërguar padi ne gjykatë. Po dështon KOSTT e zrre. Më e pakta është dorëheqja e këtij bordi. A po ju duket e arsyeshme ta mbani ende këtë bord në funksion”, tha ajo.

Të ngjashme