Bunjaku: Urimi më i mirë për ne është avancimi i barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në në debatin parlamentar mbi pabarazitë gjinore të grave në shoqëri, tha se urimi më i mirë për gratë është avancimi i barazisë gjinore.

“Në vend të urimit konkret, urimi më i mirë është avancimi i barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës duke respektuar ligjin”, ka thënë Bunjaku Rexhepi

Sipas Bunjakut, me letra gjithçka duket mirë por në zbatueshmëri dalin shumë mangësi, veçmas nga institucionet e zbatimit të ligjit.

“Pandemia jo vetëm që rriti dhunën e grave në shtëpi por shumë gra e humbën edhe vendin e punës sepse u detyruan të kujdeseshin për fëmijët e tyre. Gratë në Kosovë ende janë në shifra të larta të papunësisë… Në nivel komunal ende jemi larg standardeve të pranueshme të barazisë gjinore.. Gratë janë të nënpërfaqësuara në çdo hierarki të punës”, shtoi ajo.

“Për të parë pabarazitë gjinore mjafton të shkojmë nëpër shkolla dhe të shohim sa gra kanë ardhur për të marrë fëmijët e tyre në shkolla dhe sa burra, mbi 90 për qind janë gra”.

Sipas saj pavarësisht ku jetojnë gratë, duhet të kenë liri të plotë dhe barazi, të mbajnë poste të njëjta si burrat.

Të ngjashme