Burim Karameta i Listës Guxo: U ofendova dhe u shajta nga përkrahësit e VV-së pasi e kritikova Arben Vitinë

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, ka adresuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se e ka injoruar në kërkesat që i ka bërë për takime, që të japë kontributin në menaxhimin e pandemisë.

Ai thotë se ministri Vitia e injoroi dhe nuk e tako, andaj siç thotë u detyrua të reagoj në rrjetet sociale dhe të adresoi kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë.

“Për çudi mungon një transparencë nga Vitia, dhe për këtë kërkova një reagim nga Ministria e Shëndetësisë, pasi ishte në dualizëm nëse të punoj në MSH apo si kryetar i Prishtinës. Ne kemi kaluar muajin e katërt të qeverisë, dhe e vetmja formë e komunikimit ka qenë ajo përmes postimit tim. Kemi kerkuar ditë të tëra që të takohemi si deputet, është e drejtë kushtetuese t’i shkembejmë raportet tona dhe të japim kontributet për menaxhimin e pandemisë, por injorimi ka qenë total, Vitia nuk është përgjigjur kërkesave të deputetëve për takimet për situatën me pandeminë në vend”, tha Karameta në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se u ofendua dhe u shajt nga përkrahës të VV-së pasi e kritikoi ministrin Vitia, por ai thotë se nuk do ta ndalë askush mendimin e tij ndryshe.

“Po ndodhi një gjë e tillë (u ofendova), nuk e prisja një reagim të tillë, e paraqita një gjendje faktike”, tha ai.

Ditë më pare Karameta, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, duke i thënë se shtesa e fundit në vlerë prej 60 eurove nuk ishin as lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, pasi as 600 nuk do ishin të mjaftueshme.

Të ngjashme