Burim Ramadani nga AKI-ja raporton në Komision pa praninë e medieve

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 10:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Ekonomia Online.

Raportimi është duke u bërë pa praninë e medieve, ndërkaq u tha se nëse ka pyetje pas përfundimit të raportimit ata do të prononcohen për medie nëse ka interesim.

Fillimisht u miratua procesdverbali i mbledhjes së kaluar të Komisionit, ndërkaq pastaj filloi raportimi i Ramadanit.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputete e PDK-së, Ganimete Musliu tha se nëse do të ketë ndonjë pyetje apo diçka sqarime shtesë ata do të flasin për medie pas raportimit. 

Të ngjashme