Burkina Faso garanton Pacollin për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 16:48 | Nga

Kryediplomati i shtetit të Burkina Faso-s, Alpha Barry, e ka garantuar kryediplomatin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për mbështetjen e plotë dhe të pa rezervë të këtij shteti për anëtarësimin e vendit tonë në Organizata Nd​ërkombëtare,  respektivisht INTERPOL dhe Frankofoni, gjatë një takimi zyrtarë, që ata të dy zhvilluan në margjina të punimeve vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Ministri Barry, pjesë e një Qeverie të re, kërkoi informacione prej meje për ecurinë e dialogut dhe më garantoi se mbështetja e Burkina Faso-s për Kosovën në Organizatat Ndërkombëtare, atë të Frankofonisë dhe në Interpol do të vazhdonte. E ftova të vizitonte Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqësi nga homologu im”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli, duke vlerësuar se “është impresionuese të ndjesh seriozitetin dhe ndershmërinë me të cilën e trajtojnë Kosovën disa vende afrikane, të cilat gjatë kësaj periudhe të fundit kanë qenë nën presionin, lajkat, manipulimet e Serbisë për të tërhequr njohjen e Kosovës”.

“Ndaj e falënderova nga zemra Ministrin e Jashtëm të Burkina Faso-s, Alpha Barry, vend i cili na njohu në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Burkina Faso nuk është dorëzuar para presionit të ministrit Daçiç, i cili e ka vizituar para do kohësh vendin e tij”, është shprehur Ministri Pacolli.

Të ngjashme