Burri i Albulena Haxhiut i reagon sërish Faik Fazliut, pasi ky i fundit e quajti “idiot”

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ka reaguar kundër veteranit Faik Fazliu, i cili në emisionin ‘Frontal’ në T7 sot e quajti “idiot” dhe tha se nuk merret me të.

Krasniqi, si kundërpërgjigje, ka thënë se nuk po mësohen të trajtohen barabartë, duke konsistuar në rastit të arrestimit të veteranit. Ai këtë deklaratë e ka dhënë në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Express.

“Nuk po mund ta përballojnë trajtimin e barabartë sepse janë mësuar të jenë mbi popullin, mbi vlerat e mbi ligjin me duart në xhepat tanë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, gjatë ditës Fazliu në Frontal në ‘T7’ ka thënë se ka qenë në një lokal ku ka edhe familjarë, si kundërpërgjigje ndaj Krasniqit i cili e quajti “kurvar të kafeneve të natës”.

“Nuk merrna me ata idiota, nuk jam i nivelit të merrna me ta. Kam qenë në një lokal shumë normal, ku hyjnë familjarë”, ka deklaruar tutje ai.

Fazliu tha se ai ka qenë bashkë me gruan e tij në lokal dhe aty është menaxher miku i tij, kurse shokët e tij ish-luftëtarë të UÇK-së punojnë si sigurim.

Të ngjashme