Burri i Albulena Haxhiut tregon a do të kandidojë për deputet

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi ka treguar përmes një shkrimi në Facebook nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka shkruar në Facebook se është pyetur nëse do të kandidojë në këto zgjedhje. Megjithatë shton se do të jetë përfaqësues vetëm në Kuvend komunal të Malishevës.

“Shumë nga ju më kanë pyetur dhe inkurajuar që të jem pjesë e kandidaturës për këto zgjedhje bazuar sidomos në bashkëpunimin e shkëqyer që kemi pasur si përfaqësues i juaji në Kuvendin Komunal të Malishevës ashtu edhe në punën e përditshme organizative në qendrën tonë në të cilën vetëm gjatë këtyre ditëve janë anëtarësuar mbi 100 aktivistë të rinjë dhe janë takuar qindra qytetarë që kanë ndarë mendjen që me zemër të mbështesin dhe votojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Unë do të vazhdoj të jem përfaqësues i juaji në Kuvendin Komunal të Malishevës dhe bashkërisht me ju dhe shumë qytetarë tjerë që po na bashkohen në çdo orë të ditës do ndërtojmë dhe jetësojmë fitoren plebishitare të 14 shkurtit edhe në Malishevë, për të vazhduar me fitoren e radhës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit”, ka thënë ai.

Të ngjashme