Burri i Meliza Haradinajt i reagon Pal Lekajt

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Dardan Stublla, burri ish-ministres së Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, e ka sulmuar nënkryetarin e AAK-së, Pal Lekaj.

Stublla e ka publikuar një fotografi në Facebook, ku janë rezultatet e numërimit të votave të politikanëve, ku sipas tij, është ndryshuar numri i votave tek Meliza Haradinaj-Stublla dhe kandidati Berat Duraku.

“Turpi ska kufi!!!!  Kur është bërë Pal Lekaj me trurin e kufizuar që e fut në punë vetëm për mallverëzime dhe tender, ta vlerësojë dikën atëherë e sheh se ku është vendi. Krijo një skenar me ata tut cka me thon para . Nr 12 008 sipas Palit 000, Nr 47 119 sipas Palit 019”, ka shkruar Stublla në Facebook.

Haradinaj-Stublla dha dorëheqje sot nga postet e saj në qeveri dhe brenda partisë. Në njoftimin për dorëheqjen e saj ajo akuzoi disa njerëz brenda AAK-së që sipas saj po kontrollojnë dhe shantazhojnë përbrenda këtë parti.

https://www.facebook.com/dstublla/posts/10165039183200416



Të ngjashme