Buxheti për vitin tjetër kalon edhe në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 11:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka votuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, me raport amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Verica Ceraniq propozoi që të votohen për 83 amendamentet së bashku në paketë.

Buxheti morri 8 vota për dhe 6 kundër, nga anëtarët e Komisionit prezentë. Gjithashtu në Komision u miratua edhe Projektligji për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve.

Përderisa gjatë ditës Komisioni për Legjislacion e ka votuar buxhetin, mirëpo është kundërshtuar nga opozita.

Lexo më shumë:

Të ngjashme