Buzhala: Kam informata se VV-ja ia ka ofruar LDK-së edhe një ministri, kjo nuk e ka pranuar

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka thënë se, sipas informatave që ka marrë nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, sot është bërë një ofertë, e cila akoma nuk është pranuar nga partia e Isa Mustafës.

“Vetëvendosje ia ka ofruar një ministri shtesë LDK-së. LDK-ja nuk e ka pranuar, por është pajtuar që këtë ta çojë në Këshill të Përgjithshëm”, ka thënë Buzhala.

Buzhala iu është referuar deklaratave të fundit të zyrtarëve të VV-së, Arbër Zaimi dhe Besnik Bislimi, të cilët kanë akzuar mediat për spekulime.

“Sa akuzojnë mediat se po spekulojnë, është mirë ata të vinë në studio e të tregohen transpartentë. Të tregojë për çka kanë folur e për çka s’po merren vesh”, ka thënë Buzhala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme