Buzhala: Kandidimi i Ahmetit një farsë

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 22:08 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë më dije se ai dhe nënkryetar i Prishtinës së bashku edhe me disa drejtorë të tjerë do të jenë pjesë e listës së Vetëvendosjes për deputetë të Parlamentit të Kosovës.

Kur të zgjidhet deputet, Ahmeti duhet ta braktisë Komunën e Prishtinës. Por, kjo me gjasë nuk do të ndodhë. Duket se qëllimi është të mblidhen votat e përkrahësve të Vetëvendosjes.

Analisti Berat Buzhala ka shkruar se kjo është një farsë:

“A beson dikush qe ky ka me heq dore prej kryetarllëkut të Prishtinës, edhe me shku me u ul në Kuvendin e Kosovës si deputet?”, ka shkruar Buzhala.

“Normalisht që jo. Kjo është një farsë. Lëvizja po provon t’i mashtrojë fansat e Shpendit, se duhen me dal me votu, sepse edhe Pendi është në garë. Maskarallëk i madh”, ka theksuar ky gazetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme