Bytyçi e quan rrëshqitje frojdiane deklaratën e Kurtit për marrëveshjen “sekrete”

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen “sekrete” ndërmjet presidentit Thaçi dhe Shefit të NATO-s.

Bytyqi e ka quajtur rrëshqitje frojdiane, i cili ende nuk ka një program qeverisës.

Sipas tij, Kurti ende nuk ka qëndrim të caktuar për dialogun, taksën e reciprocitetin.

Postimi i plotë i Bytyçit në Facebook:

Duhet të kuptohet drejtë rrëshqitja frojdiane e Albin Kurtit.

Ai me të vërtetë beson që Amerika është imperialiste, ndërsa NATO është okupuese e territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj logjike, për Albin Kurtin, letërkëmbimi në mes të ish kryeministrit Thaçi dhe Shefit të NATO-s është akt tradhtie.

Sido që të jetë, aman, tregoni që u bë Kryeministër edhe le ta ofrojë një program qeverisës se ende nuk dihet cilat janë qëndrimet e tij për dialogun, taksën dhe reciprocitetin.

Të ngjashme