Bytyçi: Ja arsyet pse PDK nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga Avdullah Hoti

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka treguar ardyet pse PDK nuk mori sot pjesë në forumin e liderëve që e kishte thirrur kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka thënë se qeveria Hoti ka shfaqur amatorizëm të skajshëm në çështjen e dialogut dhe improvizimet e tilla meritojnë injorim.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi:

Qeveria Hoti ka shfaqur amatorizëm të skajshëm sa i përket politikës së jashtme dhe dialogut.

Qeveria Hoti ka shfaqur amatorizëm të skajshëm sa i përket politikës së jashtme dhe dialogut.

Nuk mund të shkosh në Bruksel për dialog, i papërgatitur, pa plan e pa mbështetje të gjerë të spektrit politik, e pastaj të kthehesh në Kosovë për të organizuar kinse një forum të liderëve për këtë çështje.

Është shumë shqetësuese që ftesat e kryeministrit Hoti vazhdojnë të mbesin në nivel të ftesave të studiove televizive.

Partia Demokratike e Kosovës, sot nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga z. Hoti për tri arsye:

1. Ka munguar ftesa zyrtare nga kryeministri Hoti që qartëson formatin dhe qëllimin e këtij takimi.

2. Takimet e tilla duhet mbahen gjithmonë në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, aty edhe ku e kanë vendin partitë politike parlamentare.

3. Takimet e tilla nuk duhet të organizohen vetëm për të thënë që jemi duke u angazhuar për një temë të caktuar. Pra, ekspermentimi dhe improvizimi nuk ka vend për tema të rëndësisë së madhe siç është dialogu final në mes të Kosovës dhe Serbisë.

PDK ka qenë gjithmonë e gatshme dhe konstruktive në raport me temat e mëdha e me rëndësi të veçantë për Kosovën. Por, improvizimet e tilla janë thjeshtë për keqardhje edhe meritojnë me plotë të drejtë injorimin tonë.

Të ngjashme