Bytyçi ngushëllon familjen Veseli: Haxhi do të më merr malli për namazin që falnim bashkë

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Fazli Veselit.

Avni Bytyçi tha se do ta marrë malli për bisedat me të ndjerin, e aq më shumë për namazin që e kanë falur bashkë.

“Gati një shekull jetë, një jetë plot vuajtje e krenari. Ngushëllime familjes Veseli për kalimin në amshim të Haxhi Fazli Veselit, babait të Kryetarit z. Kadri Veseli.

Haxhi, do të më merr malli për bisedat tona, e aq më shumë për namazin që falnim bashkë sa here që isha në konakun tënd të madh”, ka shkruar Bytyçi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme