Bytyçi për takimin në Washington: Aty ku është SHBA-ja duhet të jetë Kosova

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avbi Bytyçi, ka komentuar ftesën që SHBA-ja ia ka dërguar përfaqësuesve të Republikēs së Kosovës për datën 27 qershor në Washington.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë Republika e Kosovës dhe Qeveria ta përfaqësojë vendin në mënyrën më të mirë.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK, Avni Bytyçi:

Sa i përket ftesës për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i njohur dhe është bërë i ditur në vazhdimësi nga kryetari z. Kadri Veseli. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi deri sot.

Aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë Republika e Kosovës dhe institucionet ta përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë.

E kanë për detyrë ti mbrojnë interesat e vendit dhe nuk duhet ti ikin përgjegjësië dhe bashkëpunimit me Amerikën sikurse veproi ish qeveria Kurti.

Sa i përket ftesës për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i…

Gepostet von Avni Bytyci am Dienstag, 16. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme