Bytyqi: AAK-PSD do të ofrojnë rritje të buxhetit 50% në arsim

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyre i Arsimit Shkencës dhe Teknoligjisë Shyqeri Bytyqi dhe një herësh kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, në një shrim në rrjetin social Facebook ka shkruar se tubimi madhështorë në Prishtinë dëshmon se ky koalicion është adresa e vetme për ruajtjen e territorit të vendit.

Bytyqi poashtu u shpreh se me këtë koalicion buxheti në arsim do të ngritet për 50% dhe do të ketë arsim falas.

“Prishtina 100 % në mbështetje të koalicionit fitues AAK-PSD

Prania e qytetarëve në këtë tubim dëshmon se ne jemi adresa e vetme për ruajtjen e territorit të Kosovës.

Me dije, guxim dhe përkushtim do ta zhvillojmë Kosovën dhe do ta fuqizojmë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare!

Koalicioni AAK-PSD do të ofrojë 50 për qind rritje të buxhetit për arsim dhe arsim falas”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme