Bytyqi: Albin Kurti refuzoi luftën dhe UÇK-në, nuk mund t’i mbrojë ata

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratave të Albin Kurtit.

Ai ka thënë se Kurti që ka refuzuar UÇK-në dhe luftën nuk mund ta mbrojë atë.

Lexoni statusin e tij:

Shumë rrallë me ka rastisë që të udhëtoj jashtë vendit, dhe nga distanca qenkan edhe më të dhimbshme disa ngjarje që ndodhën këto ditë, si arrestimi i bashkëluftëtarëve të mi, përvjetori i ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Ferizajt.

Edhe shumë e papranueshme kur nga disa që kurrë nuk e mbështeten luftën dhe vetë UÇK-në kur ishte koha, vështirë se do ta bëjnë sot.
Si t’i besojmë Albin Kurtit, kur mundësinë për t’iu bashkuar shokëve me armë në malet e Kosovës e refuzoi dhe deklaronte nga zyrat në Prishtinë se “nuk dëshiroj ta kap armën, nuk preferoj dhunën”.

Këto ditë Kurti po e keqpërdor përballjen e ushtarëve të UÇK-së me Gjykatën Speciale, kinse duke marrë në mbrojtje veteranët dhe luftën çlirimtare. Jo burrnisht, ai po përpiqet ta shfrytëzoj situatën për përfitime politike dhe në kurriz të ballafaqimit të padrejtë të UÇK-së me drejtësinë ndërkombëtare.

Se nuk mërzitet shumë për UÇK-në dhe pjesëtarët e saj, po e tregon sjellja e tij dhe e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës duke mos e votuar projektligjin për vlerat e luftës. Si deputet dhe iniciues i këtij projektligji, më patën premtuar direkt mua se do ta votojnë, ndërsa jo që nuk e votuan dhe s’po e votojnë, por me qasjen e tyre po e dëmtojnë edhe më shumë vlerësimin ligjor të luftës së shenjtë të UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme